Nga Fatmira Nikolli
A ngatërrohet propaganda mbi qeverinë me të mirën e atdheut? Shpesh është e qëllimshme, herë të tjera, e injektuar, e në ndonjë rast, përdoret frika, presioni e ligjet. Filmi “Një ujk i vogël gri do të vijë” u shfaq para gazetarëve në kuadër te festivalit ndërkombëtar të filmit për te drejtat e njeriut. Drejtori i festivalit, regjisori Kujtim Çashku dhe emra të medias folën për perceptimet mbi median e rolin e saj në shoqëri.
Edicioni i 21-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e njeriut, organizuar nga Akademia e Filmit dhe Multimedias “Marubi” mban temën “Lufta, vendosja e paqes, shteti i se drejtës dhe përkujtimi i viktimave”. Secili film, trajton subjekte komplekse të luftërave, memories e materiale e shpirtërore mbi viktimat e të zhdukurit.
