SHBA-Është zhvilluar ceremonia e 88 e ndarjes së çmimeve kinematografike Oscar në Los Angeles. Leonardo Di Caprio ka fituar çmimin Oscar si aktori më i mirë në filmin ‘The Revenant’, ndërsa regjisori më i mirë u shpall Alejandro G. Inarritu për realizmin e këtij filmi.

Filmi më i mirë për skenarin u shpall “Spotlight”. Filmi shqiptar ‘Shok’ nuk ka arritur të triumfojë por gjithsesi është pritur shumë mirë nga publiku. Në kategorinë e ‘Filmit më të mirë të Shkurtër’, ku ishte i nominuar filmi ‘Shok’, ka fituar filmi ‘Stutterer’. Kujtojmë se kjo ka qenë hera e parë që një film shqiptar nominohet për Oscar, dhe mund të konsiderohet si sukses.

Filmi “Shok” ka në qendër miqësinë e dy djemve në Kosovën e përfshirë nga lufta në 1998, peripecitë e jetës së përditshme, dhunën që ka zaptuar realitetin e tyre dhe vendimet që marrin që vënë në rrezik jo vetëm miqësinë e tyre, por edhe jetët e njerëzve përreth.

Çmime të tjera:

Skenari më i mirë: “Spotlight”

Skenari i përshtatur: “The Big Short”

Aktorja më e mirë në rol dytësor: Alicia Vikander (“The Danish Girl”)

Kostumografia: “Mad Max: Fury Road”

Dizajn produksioni: “Mad Max: Fury Road”

Makijazhi dhe stili flokëve: “Mad Max: Fury Road”

Kinematografia: “The Revenant”

Editimi: “Mad Max: Fury Road”

Editimi i zërit: “Mad Max: Fury Road”

Miksimi i zërit: “Mad Max: Fury Road”

Efektet vizuale: “Ex Machina”

Filmi i shkurtër i animuar: “Bear Story”

Filmi i animuar: “Inside Out”

Aktori më i mirë në rol dytësor: Mark Rylance (“Bridge of Spies”)

Filmi i shkurtër dokumentar: “A Girl in the River: The Price of Forgiveness”

Filmin më i mirë dokumentar: “Amy”

Filmi i shkurtër (live action): Stutterer

Filmi i huaj më i mirë: “Son of Saul”

Kolona zanore: “The Hateful Eight”

Muzika – kënga origjinale: “Writing’s On The Wall”

Regjisori më i mirë: Alejandro G. Inarritu (“The Revenant”)

Aktorja më e mirë në rol kryesor: Brie Larson (“Room”)

Aktori më i mirë në rol kryesor: Leonardo DiCaprio (“The Revenant”)

Filmi më i mirë: “Spotlight”

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: