Pas emocioneve dhe spektaklit që dhuruan ndeshjet e para të fazës “Final 4”, kampionati “Abissnet Superiore” rikthehet këtë fundjavë me dy sfida të tjera shumë të rëndësishme në stadiumin “Air Albania”.

Dinamo City dhe Egnatia hodhën një hap të rëndësishëm në përballjet e para, pasi triumfuan respektivisht, dinamovitët ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 dhe rrogozhinasit ndaj Elbasanit me shifrat 4-0, duke e bërë edhe më interesante garën për titullin kampion.

Të shtunën, më 23 maj, në ora 19:00, Vllaznia do të përballet me Egnatian në një duel që pritet të sjellë rivalitet dhe emocione të forta në “Air Albania”. Ndërkohë, të dielën, më 24 maj, po në ora 19:00 dhe në të njëjtin stadium, Elbasani do të sfidojë Dinamo City-n në një tjetër ndeshje mjaft të rëndësishme të fazës “Final 4”.

Të katër skuadrat synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt finales së madhe, ndërsa tifozët pritet të krijojnë një atmosferë fantastike në kryeqytet.

Final 4/ Ndeshjet e dyta

Vllaznia vs Egnatia, 23.05.2026 19:00

Elbasani vs Dinamo City, 24.05.2026 19:00

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb