Trajneri i Partizanit, Orges Shehi, është shfaqur sot para mediave për konferencën para ndeshjes ndaj Kukësit.

VLERA E FITORES “Ishte një triumf i rëndësishëm përballë një kundërshtari që renditet në pjesën e sipërme të tabelës dhe ka pretendime për ‘Final 4’. Fakti që vijmë pas dy derbeve, ia shton vlerat kësaj ndeshjeje. Dihet që derbi është ndeshje që të ngarkon para saj, por të shkarkon shumë pas. Ishte e rëndësishme të ruanim vlerësimin dhe përqendrimin e duhur. Për këtë i përgëzoj çunat, sepse pavarësisht se ndeshja ka ‘tablo’, ishim gjithnjë kërkues, të përqendruar dhe ngulmues për ta fituar këtë takim”.

FITORJA E VLLAZNISË “Nuk kemi lidhje me rezultatet e asnjë skuadre deri në momentin që nuk kemi mbyllur ndeshjet tona. Ne kemi për detyrë të vazhdojmë të ruajmë ritmin, të përmirësohemi dhe nuk shohim majtas apo djathtas. Përqendrohemi vetëm te kundërshtari që na del përpara”.

SYNIM PËR KREUN“Kalendari të përball me të gjitha, qoftë edhe skuadra që tashmë kanë rënë. Skuadrat e tjera kanë të gjitha objektiva. Në këto dy ndeshje të mbetura është çështje mentaliteti, që skuadra dhe ne bashkë duhet të përqendrohemi dhe ta vlerësojmënë maksimum për të marrë fitoren me Kukësin dhe më pasdo të mendojmë për Erzenin”.

RASTET E HUMBURA“Në ndeshje të tilla episodet mund të ta lehtësojnë ndeshjenshumë. Është e vërtetë që kishim shumë raste para portës. Ne sulmuesit tanë nuk është sei vëmë në trysni. Ata po punojnëshumë me skuadrën. Disa finalizime jo të mira vijnë edhe për shkak të terrenit. Po të ishteme bar natyral mendoj se do tëkishin ekzekutuar më mirë. Merr vlera kjo fitore. E rëndësishmeështë që të krijojmë”.

MUNGESAT“Kishim katër mungesa. Taipi,Cara, Hadroj dhe Ismaili nuk ishin të gatshëm dhe në stol kishtembetur vetëm një mesfushor, i cili ishte Kote. Edhe pse kishim kaqshumë mungesa, mendoj se e interpretuam mirë. Për më tepërkishim edhe një zëvendësim tëdetyrueshëm me Mehmetin, i cilikërkoi zëvendësim”.

MENTALITET KAMPIONI”Aspak arritje për tu festuar. Është detyrim. Në këto dy ndeshje të mbetura na duhet vetëm mentalitet kampioni në këto ndeshje”

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb