Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur sot anëtarët demokratë që janë pjesë e Komisionit të Ligjeve. Lajmi bëhet i ditur për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa.

Mbledhja bëhet për të finalizuar 3 nismat e PD për vetingun në politikë, ndryshimet kushtetuese e zgjedhore si dhe reformën territoriale.

Po ashtu mësohet se PD do të finalizojë sot amendamentet për të tre nismat e propozuara një ditë më parë nga Basha në mbledhjen e Grupit demokrat. Ndër të tjera bëhet e ditur se në këtë mbledhje do të finalizohet edhe relacioni që do t’i paraqitet Kuvendit së bashku me draftin, ndërkohë që tre nismat do të depozitohen nesër në sekretarinë e Kuvendit të Shqipërisë. Kujtojmë se sot u bë publik edhe drafti me propozimet e PD për tre çështje të rëndësishme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: