Situata e pandemisë nuk e ka ndryshuar vendimin e këtij viti të Deliart Association: edicioni i 22-të i “Miss Shqipëria” do të mbahet. Edhe pse, ndryshe nga vitet e tjera, turi i lëvizjeve ka qenë shumë i kufizuar 26 konkurrentet e këtij viti po përgatiten për finalen e madhe që do të mbahet në Shtëpinë e Kongrsit në Lushnje.

“Për shkak të mungeses së transportit publik dhe vajzave nga diaspora, këtë vit, ndryshe nga tradita do të kemi vetëm 26 konkrrente”, thotë producenti petri Bozo. “Natyrisht nuk është një organizim i zakonshëm. Takimi me prindërit dhe vetë vajzat është bërë duke respektuar distancat, me të gjitha masat e nevojshme mbrojtëse, çka e bënte disi të çuditshëm organizimin e këtij viti. Por tashmë konkurentet janë zgjedhur dhe të ndara në grupe, për 4 ditë kanë realizuar fotografitë zyrtare per webin dhe revisten zyrtare të Miss Shqipëria”.

Fot Media 3
Fot Media 3

100 vjetori i Kongresit të Lushnjes ishte një thirrje për Petri Bozon, gjyshi i të cilit ka qenë anëtar i këtij Kongresi, bamirës e ndërtues i këmbanores së Manastirit të Ardenices pasi u dogj, emri dhe fytyra e tij është e gdhendur në këtë këmbanore. Kështu në 100-vjetorin e këtij Kongresi, ndër më të rëndësishmët në historinë e Shqipërisës, “Miss Shqipëria” do të mbahet në Lushnje.

“Duke respektuar protokollet e pandemisë”, shton Petri Bozo, duke iu referuar maskave, dezinfektantëve, matjen e temperaturës dhe çdo gjë tjetër me të cilën gupi është pajisur këto ditë.

Foto Media 1
Foto Media 1

Nata finale e 18 korrikut do të mbahet në ambjent të hapur, me numër të limituar spektatorësh dhe një skenë të madhe që sigurisht i përmbahet distancimit të nevojshëm të këtyre ditëve. Në prezantimin e Arjola Shehut dhe gjykimin e një jurie profesionistësh, 26 konkurrentet e këtij viti do të kërkojnë kurorën e më të bukurave shqiptare.

Një spektakël ndryshe në kushte të jashtëzakonshme, por një traditë që vazhdon duke rrugëtuar nëpër historinë e Shqipërisë.

Foto Media
Foto Media

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb