Të dielën në ‘Olimpico’ do të luhet një sfidë e cilësuar si ‘finale’ ndërmjet Lazio dhe Interit që do të përcaktojë se kush prej këtyre dy skuadrave do të shkojë në “Champions League” sezonin e ardhshëm.

Interesi nga tifozët për të qenë prezent në stadium është tepër i madh dhe këtë e vërteton edhe njoftimi i Lazio-s ditën e sotme që thotë se “Olimpico” nuk do të ketë asnjë vend bosh të dielën.

Është raportuar gjatë javës se milanezët do të merrnin 12,000 vende për ndeshjen e kryeqytetit, dhe tani vendasit kanë konfirmuar se edhe biletat e tyre janë shitur të gjitha.

“Atmosfera e stadiumit do të jetë e mrekullueshme, një spektakël i madh,” është shprehur menaxheri i marketingut të Lazio-s.

“Biletat janë shitur të gjitha. Gjithashtu tifozët këshillohen të vijnë një orë më përpara se zakonisht.”

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb