Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD, ka deklaruar sot në “Open” në News24, se ish kryetari i PD Lulzim Basha u tha në kohën e akuzave nga e majta shqiptare, se akuza ishin të drejtuara nga George Soros dhe qeveria e Edi Ramës.

Klodiana Lala: Kur ka nisur hetimi isha në Gjykatën e Tiranës dhe PD tha është sulm i PD. Sot keni një qëndrim tjetër dhe thoni është problem i Bashës.

Noka: Në kohën kur një media në SHBA MotherJohnes që bëri publik lajmin, pa diskutim shqetësimi dominoi në PD dhe kryetari i Partisë na tha një ide të tijën.

Lala: Forca që synonte të merrte pushtetin u mjaftuat me një fjalë të Bashës? Nuk mund të vish e ta thuash këto kur ka një shqetësim Amerika për çështjen.

Noka: Ki durim se je pak e paduruar. Na u tha që në këtë media është George Soror e qeveria e Ramës që duan të na sulmojnë. Ne themi hetim. Ka qenë vetëm një media që ka denoncuar. Ajo që kemi thënë atëherë, dhe e ethëm edhe sot është duhet hetim i plotë i paanshëm i pavarur që ti shkojë në fund çështjen e ta zbardhë. Hetimi nuk ndodhi. Kjo që ndodhi është njollë e rëndë mbi PD dhe shqiptarët. PD është parti e krijuar mbi bazë idealet euroatlantike dhe e tillë do të mbetet. PD nuk mund të pranojë të mbajë baltën e askujt në kurriz. PD do të ngrejë një grup pune auditi për të hetuar çështjen brenda partisë. Për të bërë transparencën e nevojshme. jemi gati të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet brenda dhe jashtë vendit.

Lala: Grupi për audititn. Nuk di kur Basha është larguar nga drejtimi i PD. Përse PD nuk bëri auditim që atëherë? Çështje thelbësore për PD se vënë diskutim integritetin e PD dhe e lidh me një vend jo mik meqë partner kryesor jemi me SHBA. Pse heshtët deri tani?

Noka: PD nuk ka pasur hall më të madh se ky këto vite. Ndërhyrja ruse për interesa malinje bie ndesh me interesin kombëtar shqiptar. këtë pyetje zonja mund t’ia bëjë Bashës dhe titullarëve sepse unë kam dy muaj që jam titullar, një prej tyre i PD.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb