Edoli Lukoki u bë transferimi i parë i Elbasanit në merkaton e verës. Verdheblutë prezantuan 22-vjeçarin që mbylli aventurën me Eindhoven në kategorinë e dytë holandeze.

Bëhet fjalë për një sulmues krahu të lindur në Francë, që është me origjinë nga Kongo. Disa vite më parë ishte ndër talentet e Francës, që tërhoqi vëmendjen e ekipeve me emër në Europë.

Më saktë bëhet fjalë për periudhën, kur kartonin e tij e zotëronte Nantes në Francë. Plot gjashtë vite më parë, Lukoki e mbylli sezonin me 12 gola të shënuar dhe 11 të tjerë të asistuar me Nantes U-17. Për këtë fitoi edhe ftesën e Francës U-16, ndërsa interes për të shfaqi Arsenali ndër klube të tjera të Premier Ligë.

Dy vite më vonë, Fiorentina drejtoi dy oferta për Nanten. Lukoki bënte pjesë te Franca U-18, teksa Fiorentina ishte gati të paguante për huazim me opsion blerjen.

Lukoki filloi të humbiste nga shkëlqimi i tij si talent, pikërisht pas asaj vere. Një vit më vonë u preferua huazimi te Leçe ku luajti me moshat. Nëse nga karriera e tij pritej shumë, sulmuesi zhgënjeu.

Tek Elbasani është transferuar me shpresën për t’u kthyer edhe njëherë në qendër të vëmendjes. Besimi te 22-vjeçari është i madh.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb