Dhjetëra banorë të Njësisë Administrative Çërravë në Bashkinë e Pogradecit, janë ngritur këtë të shtunë në protestë.

Shkak është bërë amortizimi i rrugës nga kalimi i mjeteve te tonazhit të rëndë në pronësi të një kompanie për përpunimin e gurit dhe granilit e cila transporton ngarkesa të mëdha inertesh disa herë në ditë përmes rrugës kryesore të fshatit.

Për banorët kjo situatë është kthyer në një shqetësim shumë të madh pasi kamionët jo vetëm që kanë dëmtuar rrugën e fshatit, por rrezikojnë gjithashtu edhe jetën e banorëve kryesisht fëmijëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për protestën ka reaguar dhe administratori i kësaj njësie Olger Ibi i cili pranoi se institucioni i bashkisë është në dijeni të këtij problemi duke bërë të ditur se kanë një plan buxhet për ndërtimin dhe rehabilitimin e kësaj rruge e cila ka 25 vite pa ndërhyrje.

Sa i përket mjeteve të tonazhit të rëndë ai shtoi se do te diskutohet me kompaninë për të gjetur një zgjidhje alternative.

Në këtë protestë të paralajmëruar nga banorët prezente ka qenë edhe policia e cila ka vëzhguar nga larg situatën.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb