I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, ing. Fisnik Ziçishti, ekspert, shefi i sektorit të trajtimeve të mjeteve motorike, AP ka folur për aksidentet rrugore që sipas tij janë kthyer në këmbanë alarmi dhe nevojën e mbledhjes së aktorëve përgjegjës për të marrë masa për përmirësimin e situatës.

“Kodi Rrugor e cakton mirë se çiklistët duhet të qarkullojnë në pistat e tyre. Biçikletat janë një fenomen i shtuar i aksidenteve sidomos në Tiranë. Mund t’i merret karta e identitetit dhe tek fatura e dritave marrin edhe masën e gjobës. Prandaj kemi Komision Ndërministror të Sigurisë në Rrugë, duhet të mblidhet është kambanë alarmi pasi po vdesin njerëz çdo ditë. Nuk mund të drejtohemi vetëm te Policia Rrugore, janë shumë faktorë. Ministria e Arsimit të bëjë edukimin, Ministria e Shëndetësisë të nxjerrë spote siç ndodh kudo, të zbatojë secili rolin e vet. Shkaqet e aksidenteve janë të shumta, që nga përdorimi i telefonit kur drejtojnë mjetin, shpejtësia, pijet alkoolike, parakalimet e gabuara, kanë humbur jetën shumë njerëz nga parakalimi i gabuar. Edhe ndaj këmbësorëve që nuk zbatojnë vijat e bardha duhet të merren masa, quhen “këmbësorët e vdekjes”. Kemi biçiklistët që kalojnë vend e pavend. Në rrugën Tiranë-Durrës, kemi biçikleta që qarkullojnë në rrugë në errësirë. Është një formular që plotësohet në vendin e ngjarjes, procesverbali hidhet në skicë, i çohet firmës së sigurimit bashkë me foton për të paguar dëmshpërblimin”- tha Fisnik Ziçishti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb