Adriatik Alimadhi është ndër të parët deputetë të Kuvendit të Shqipërisë i cili u infektua me koronavirus.

Pas disa javësh qëndrimi në spitalin “Shefqet Ndroqi” ai e fitoi betejën me Covid-19.

Përmes një statusi në Facebook ai jep një mësim për të gjithë dhe tregon mënyrën që sipas tij largohet virusi.

Alimadhi ka publikuar disa fotografi duke u larë në det, ndërsa shkruan:

“Kështu largohet Covid-19, kurrë mos e mbani mendjen te virusi vrasës, not dhe sa më shumë lëvizje ku mushkëritë mbushen mirë me oksigjen”.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb