TIRANE- Në një kohë kur dje fitoi lirinë, Prokuroria ka ankimuar sot vendimin për ish-kreun e Autoritetit Rrugor Dashamir Xhika. Ish-zyrtari i dyshuar për abuzime me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan, do të qëndrojë në ‘arrest shtëpie’, në pritje për t’u përballur me gjykatën.

Argumenti kryesor për lehtësimin e masës nga Gjykata për Krime të Rënda, ishte gjendja shëndetësore jo e mirë e ish-zyrtarit të lartë. Gjithashtu avokati ka arsyetuar se ka ndryshuar edhe situata ligjore, për sa kohë që sipas tij janë kryer thuajse të gjitha veprimet hetimore dhe Dashamir Xhika nuk mund të ndërhyjë për të prishur provat. Edhe rrëzikshmëria shoqërore e të dyshuarit është konsideruar ulët.

Xhika u vu në pranga bashkë me disa zyrtarë të tjerë në muajin shkurt, pasi dyshohej për akuzën e korrupsion pasiv dhe shpërdorim detyre lidhur me fondet e rrugës Elbasan-Gjinar. Gjykata për Krime të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burG” për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Rrugëve dhe dy vartësit e tij, Albens Alite dhe Aksel Qurduka, të dyshuar për abuzime me fondet e rrugës Tiranë-Elbasan.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, tre zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë bërë të paktën 12 amendime të kontratës fillestare, duke i shkaktuar shtetit një dëm prej afro 50 milionë euro.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: