Kantautori portugez Salvador Sobral, i njohur për fitoren e edicionit të fundit të “Festivalit Europian” me këngën “Amar pelos dois”, është shtruar në spital në gjendje kritike. Ai ndodhet në spitalin “Santa Cruz en Carnaxide” të Lisbonës. Artsiti në fakt vuante prej kohësh nga problem serioze me zemrën dhe është në pritje të një transplanti.

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, këngëtari është lidhur me një aparaturë që i suporton frymëmarrjen dhe rrahjet. 27-vjeçari për momentin është jashtë rrezikut për jetën dhe gjendja e tij është e qëndrueshme, ndonëse shumë e rëndë. Lidhja me makineritë është e domosdoshme që organet e tij të funksionojnë siç duhet./ revistawho.com
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: