Kur Bayern Munich e uli në pankinë gjatë nëntorit, të gjithë menduan se aventura e Hansi Flick do të ishte e përkohshme. Kundër çdo parashikimi dhe kur mediat gjermane afronin me bavarezët disa prej emrave në të njohur të trainingut botëror, klubi vendosi t’i besojë teknikut, që ia shpërbleu në mënyrën më të mirë. Pasi fitoi gjithçka në Gjermani, Flick drejtoi kampionët e Bundesligës në triumfin e Champions, duke jetuar edhe një revansh personal ndaj të gjithë atyre që nuk besuan.

58892
58892

“Është diçka që ende nuk e kuptoj. Ky sukses është meritë e skuadrës. Kur nisëm të punojmë në nëntor lexoja se nuk kishte më respekt për Bayern Munich. Në dhjetë muaj kemi bërë një punë të shkëlqyer. Triumfi është meritë e të gjithëve, sidomos e lojtarëve. Por është rrjedhojë e punës që kemi bërë të gjithë”, ka thënë Flick pas suksesit në Champions League.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: