Ishte një fitore me kosto për Dinamon e djeshmja kundër Teutës. Blutë e kryeqyteti kanë humbur dy lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen e radhës me Kukësin dhe bëhet fjalë për mesfushorin Bakari Gudiabi dhe sulmuesin Baton Zabërgja.

Të dy kanë marrë kartonin e katërt të verdhë dhe janë të skualifikuar për ndeshjen e së dielës në Kukës. Rikthehet nga skualifikimi Lorenco Vila, i cili ndeshjen me Teutën e ndoqi nga tribuna, bashkë me Kaçorrin dhe Danajn, dy lojtarët të dëmtuar të Dinamos.

Mungesat e Gudiabit dhe Zabërgjës janë me peshë për blutë, që shpresojnë të rikuperojnë Kaçorrin, por do të jetë shumë e vështirë edhe për këtë lojtar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: