Partizani luan ditën e nesërme një sfidë shumë të vështirë në kampionat. Të kuqtë luajnë derbin e kryeqytetit kundër Dinamos. Në prag të kësaj sfide, në një konferencë për shtyp ka folur trajneri i Partizanit Dritan Mehmeti.

Puna me ekipin në fazën e finalizimit

Patjetër që po kemi punuar. Duke pasur parasysh natyrën e çdo sulmuesi, kërkojnë ta zgjidhin në mënyrë individuale. Sidomos në 20 metrat e fundit, por kjo kërkon qetësi. Nuk do të thotë se janë individualist dhe nuk punojnë për skuadrën, por duan ta zgjidhin shumë shpejt realizimin e golit.

Kemi goditur jashtë zone 3-4 herë, kur kemi pasur mundësi që të shkonim drejt ortës. Nxitimi i momentit të çon në situata të vështira. Fitorja vjen dhe në minutën e 92, si në rastin e Cars që bëri më të vështirën, Ky është futbollit dhe prandaj është i bukur.

Ndeshja me Dinamon, Partizani favorit?

Mendoj që ndeshjet e Superligës nuk mund të futesh favorit, sepse e tregoi java e kaluar ku Tirana humbi me skuadrën e fundit. Ne kemi barazuan me ta dhe do ketë intensitet. Çdo ndeshje ka rëndësinë e saj dhe varet nga interpretimi i lojtarëve.

I keni marrë pak dorën Dinamos?

Unë nuk jam trajner që shikoj statistikat, pasi mendoj që çdo gjë e shkuar nuk ka më vlerë. Duhet të fokusohemi tek e tanishmja pasi do jetë një histori tjetër nesër. Duke pasur parasysh që skuadrat kanë objektivat e tyre, por ne duhet të jemi të fokusuar dhe nuk duhet të shohim kundërshtarin. Edhe Dinamo e ka të vështirë. Rezultatet të japim entuziazëm dhe nëse nuk i merr atëherë kalon në një ngërç psikologjik.

Fitorja obligim për Partizanin

Në të tilla situata kundërshtari mund të gjejë forca, por ne hyjmë çdo javë për fitore. Duke injektuar mentalitetin tek lojtarët, që duhet të respektojmë një ndër fanellat më të rëndësishme të futbollit shqiptar. Duhet të futemi për fitore, por këtë duhet ta bëjmë jo vetëm nëpërmjet një loje të mirë, por dhe duke dominuar kundërshtarin.

Vendi i tretë, sa shanse keni?

Skuadra ka pasur rritje përsa i përket lojës, por nëqoftë se do të ishim më të qetë në situatat që kishim prodhuar, pra do të ishim shumë më  afër. Objektivi është ndeshja e nesërme pasi kampionati është i paparashikueshëm. Nëse do kishim fituar me Vllazninsë do flisnim ndryshe sot, por kemi goxha ndeshje përpara.

Skuka

Mendoj që nuk duhet ta bëjmë kaq të madhe, pasi nuk ka pasur një eksperiencë të gjatë me Dinamon dhe nuk e mendoj që ai ka ndonjë çështje. Kur një lojtar luan 3-4 muaj me një  skuadër, nuk ka ndonjë afeksion të madh. Mendoj se më shumë i afeksionuar është më shumë me Partizanin, pasi po i nxjerr ato vlerat e tij dhe i shkon më shumë e kuqja.

Projekt fitues për vitin e ardhshëm

Duke patur parasysh që klubi ka investuar shumë. Jemi një klub i madh dhe objektivat duhet të jenë të tillë. Për momentin duhet të marrim maksimumin dhe nuk duhet të mendojmë më gjatë. Partizani duhet të imponojë lojën çdo kundërshtari sepse jemi Partizani.

Mungesat e lojtarëve

Grupi është i plotë, deri më tani ka disa shqetësime të vogla normale. Por shpresoj të mos kemi mungesa

Problemi me terrenin

Problemet i kemi pasur gjithmonë dhe kjo nuk është justifikim. Ne jemi munduar që të përshtatemi me atë, dhe shpresojmë që brenda disa ditësh do futemi aty ku e meritojmë, tek shtëpia jonë. Nuk është justifikim, pasi kemi pasur shpesh problem.

Ndryshimet në formacion

Kristalizimi i ideve të mia, unë e menaxhoj skuadrën në mënyrë të njëjtë. Unë kam një shprehje që është me ë vështirë ta mbash formacionin sesa ta fitosh atë. I kam lojtarët e barabartë dhe e rëndësishme është të fitojë skuadra mbi individët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb