Fitorja është ilaçi më i mirë dhe Antonio Conte duket se është “shëruar” nga të gjitha dyshimet e tij për të ardhmen. Zhgënjimet në dy ndeshjet kundër Bologna dhe Verona detyruan trajnerin e Interit të mendojë seriozisht se ndoshta pankina zikaltër nuk ishte zgjedhja e duhur. Deklaratat e tij, u përkthyen edhe si presion ndaj klubit, por tani pas suksesit kundër Torinos, gjërat kanë ndryshuar.

1c89a4f7 C906 429a 955a A74e15196846
1c89a4f7 C906 429a 955a A74e15196846

“Erdha këtu për një projekt 3-vjeçar për të ngitur skuadrën aty ku I takon. Nëse klubi është I kënaqur me punën time dhe mendoj se është, atëherë nuk shoh asnjë arsye për të mos vazhduar”, është shprehur trajneri i Interit. Jo vetëm kaq, pasi Conte shkon më larg, duke folur edhe për rinovimin e kontratës. “Mbase presidenti me rinovon kontratën. Unë jam i lumtur që punojë me këta fiutbollistë”, ka vijuar tekniku, që pas ndeshjes me Torinon ka marrë edhe konfirmimin e drejtuesëve zikaltër. I pyetur mbi ardhmen e Conte, administratori i deleguar interist Beppe Marotta ka shuar çdo dyshim për të ardhmen e teknikut.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: