Me shijen e titullit kampion ende të freskët, tifozët e Milan mund të marrin një tjetër lajm të madh në orët në vijim, klubi kuqezi është shumë pranë ndryshimit të pronësisë, pasi fondi “RedBird” do të zbarkojë në Milano për të mbyllur marrëveshjen me drejtuesit e djallit.

Sipas asaj që raporton “Class CNBC”, sot Gerri Kardinale, themeluesi i fondit “RedBird Capital”, do të zbarkojë sot në Milano për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen për blerjen e Milanit nga fondi “Elliott”.

Marrëveshja thuhet të jetë arritur për një shifër rreth 1,3 miliardë dollarë.

Fondi i Pol Singer do të mbetet në klubin kuqezi me një pakicë të aksioneve. Fondet ndihmohen në këto aspekte nga bankat e investimeve “JP Morgan” dhe “Bank of America”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: