Laureatja e burgosur iraniane e Çmimit Nobel për Paqen (2023), Nargis Mohammadi, është në gjendje “kritike” pasi pësoi një atak në zemër, njoftoi të mërkurën vëllai i aktivistes 53-vjeçare për të drejtat e grave dhe heqjen e dënimit me vdekje.

Hamidreza Mohammadi tha nëpërmjet X se motra e tij është jashtëzakonisht e dobët pasi pësoi një atak në zemër në fund të marsit dhe ka humbur shumë peshë, gjë që po shqetëson familjen.

Kujdesi mjekësor që i ofrohet është krejtësisht i pamjaftueshëm, vazhdoi ajo, diçka që mbështetëset feministe e kanë denoncuar vazhdimisht.

Nargis Mohammadi, e cila u vlerësua me Çmimin Nobel për Paqen për vitin 2023 në njohje të “luftës së saj kundër shtypjes së grave në Iran” dhe “promovimit të të drejtave të njeriut dhe lirisë për të gjithë”, po mbahet në një burg në qytetin veriperëndimor të Zanjanit.

Sipas avokatit të saj, asaj iu dha një dënim i ri me burgim shumëvjeçar në fillim të shkurtit dhe gjithashtu i është ndaluar të largohet nga vendi.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb