Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen gjatë fjalimit të presidentit rus Vladimir Putin, pasi zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u kap duke dremitur në sallë.

Pamjet, që po qarkullojnë në rrjetet sociale, e tregojnë Peskovin teksa mbyll sytë dhe duket se e zë gjumi gjatë fjalimit të gjatë të presidentit rus.

Momenti është shoqëruar me komente ironike në rrjet, ndërsa një prej tyre e lidh në mënyrë humoristike situatën me fjalimet e shumta të Putin dhe retorikën e përdorur prej tij ndër vite.

“Vështirë ta fajësosh për këtë. Ai ka dëgjuar kaq shumë leksione gjatë gjithë karrierës së tij… Të paktën tani është e qartë pse Peskov nuk di kurrë asgjë”, shkruhet me ironi në komentet që shoqërojnë pamjet.

Referenca “Et tu, Brute?” i drejtohet në mënyrë humoristike tradhtisë së Brutit ndaj Jul Cezarit, ndërsa në këtë rast përdoret për të ironizuar momentin kur një prej figurave më të afërta me Putin duket se nuk po i rezistonte dot gjumit gjatë fjalimit.

Nuk është e qartë nëse Peskov ishte realisht në gjumë apo thjesht kishte mbyllur sytë për disa çaste. Pamjet, megjithatë, kanë shkaktuar reagime dhe batuta të shumta në rrjetet sociale.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb