Mes personave të shoqëruar pas tensioneve te Kryeministria, është edhe Dritan Goxhaj, një prej figurave të angazhuara në protestat kundër qeverisë. Momenti i shoqërimit të tij është publikuar në rrjetet sociale nga kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj.

Në pamjet e publikuara shihet Goxhaj teksa shoqërohet nga efektivët e policisë, ndërsa dëgjohet duke kundërshtuar veprimin e uniformave blu.

“Policia bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama. Po më marrin me urdhër të Edi Ramës, nuk bëra asgjë bëra thirrje vetëm që policia të lirojë rrugët dhe sheshet, shprehet Goxhaj., dëgjohet të thotë Goxhaj në momentin kur po shoqërohej.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb