TIRANË

Kryeministri Edi Rama thotë se në vjeshtë kompania ajrore Air Albania do të nisë fluturimet fillimisht me Italinë.

Në një postim në “Facebook”, Rama kujton akuzat për Air Albania, duke sfiduar kundërshtarët të fillojnë ta shajnë e përqeshin.

Kreu i qeverisë thotë se fjalën e tij nuk e merr kurrë era, e duke përdorur një sërë metaforash thekson se furtunat e tallazet mund të ndryshojnë trajektoren por jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh. Ndaj iu kërkon miqve besim dhe durim.

POSTIMI I RAMËS
Kryeministri Rama ne Facebook:
AIR?ALBANIA??DREJT QIEJVE TË EUROPËS??
Nisin me Italinë në fillimvjeshtë, fluturimet e kompanisë kuqezi drejt qiejve të Europës??✈
Hë tani jepini, filloni shani e përqeshni sa të doni, si zakonisht? Po të paktën, futeni mirë në kokë, se kur unë them KJO DO BËHET, është vetëm çështje kohe, pune, mundimi e durimi, por fjalën time s’e merr kurrë era?
Dhe mos e harroni, se nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë; herë i ngushtë e herë i gjerë, herë i qetë e herë me trazime që të vonojnë; nganjëherë edhe me furtuna e tallaze që të ndryshojnë trajektoren, po jo qëllimin nëse nuk dorëzohesh?
Prandaj BESIM dhe DURIM miq, se do t’i bëjmë, së bashku, të tëra ato që kemi në dorë t’i bëjmë për Shqipërinë që duam????

Rama Fb
Rama Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb