Gigio Donnarumma nuk rresht se shprehuri dashurinë e tij ndaj Milan por përtej deklaratave e ardhmja e tij shihet gjithnjë e më larg klubi kuqezi. Portierit i skadon kontrata në 2021 dhe palët janë shumë larg një rinovimi të mundshëm. Këtë situatë e njohim shumë mirë disa nga klubet më të mëdha europiane të cilat kërkojnë të përfitojnë duke i ofruar një të ardhme larg Milan.

Donnarumma Psg
Donnarumma Psg

Juventus, Real Madrid dhe PSG prej kohësh kërkojnë shërbimet e portieri italian por sipas “Sunday Express”, edhe Chelsea është i interesuar për Donnarumma. Blutë kanë vendosur të nxjerrin në shitje Kepa në mënyrë që me paratë e fituara të investojnë për të transferuar në Londër portierin e Milan. Gjithnjë sipas të përditshmes britanike, Chelsea ka kontaktuar me agjentin e tij, Mino Raiola, duke i kërkuar të informohen në vazhdimësi. Paratë, sipas “Sunday Express”, nuk janë një problem, janë të gatshëm të ofrojnë deri në 60 milion euro.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: