Në YouTube janë postuar dy video të montuara, ku shihen presidenti i SHBA-së, Barack Obama, dhe ai i Rusisë, Vladimir Putin, duke mbajtur “fjalim”.

Në fakt, Obama dhe Putin ndodhen para foltores, por e gjitha që dëgjohet janë zëra të tjerë, sepse ata nuk flasin asgjë.

Për videot që patjetër duhet të shikohen me zë, kërkohet që askush të mos ofendohet, sepse janë parodi dhe nuk duan të provokojnë askënd.

“Kështu tingëllojnë politikanët, nëse ju hiqen të gjitha gënjeshtrat”- është komenti që ka lënë një shikues.

(d.d/Tg/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb