Presidenti Ilir Meta ka kujtuar vëllezërit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla, por edhe Kadri Zekën, aktivistët e çështjes kombëtare, që u vranë nga autoritetet jugosllavi në Gjermani, pikërisht më 17 janar 1982.

Meta ka postuar kopertinën e një gazete shqiptare, që shkruan për tre aktivistët, ku thuhet “tre ranë, mijëra u ngritën”.

  • foto galeri

Kreu i Shtetit vlerëson se vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka janë flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë.

“Tre flakadanë të lirisë së Kosovës, që nuk shuhen kurrë! LAVDI!“, shkruan Meta.

Atentati ndaj vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës ka ndodhur më 17 janar 1972 në Gjermani. Nga autoritet shtetërore gjermane është lajmëruar se vrasës të panjohur kanë vrarë tre jugosllave dhe se ky ishte kulminacion i ri në luftën e fshehtë, në të cilën agjentë të sigurimit jugosllav dhe kundërshtarë të pushtetit luftojnë mes tyre.

Pas kroatëve në ekzil, sa duket qeveria e Beogradit u kishte shpallur luftë të përgjakshme shqiptarëve në ekzil që vinin nga Republika e Kosovës.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb