Momente shqetësimi janë regjistruar pasditen e sotme në rrethinat e Fierit, ku një vatër e re zjarri ka shpërthyer në zonën kodrinore në afërsi të Parkut Kombëtar Arkeologjik të Apollonisë.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara nga terreni, flakët kanë përfshirë me shpejtësi kodrat, duke u përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme territori.
Shtëllungat e tymit të dendur gri e të zi kanë mbuluar të gjithë zonën përreth, duke u bërë të dukshme edhe nga rruga kryesore e nga fshatrat fqinjë.
Përhapja e shpejtë e flakëve përbën kërcënim serioz për kulturat bujqësore të banorëve të zonës, si dhe për vetë parkun arkeologjik.
Sakaq, nga zona e prekur është kërkuar ndërhyrja nga ajri për neutralizimin e flakëve.
