Me flamuj kombëtarë, pankarta dhe thirrje për ndryshim, protestuesit marshuan në rrugët e Tiranës pas përfundimit të tubimit para Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kërkuan dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe largimin e qeverisë, ndërsa brohoritën vazhdimisht: “Rama, jep dorëheqjen!”.

Protestuesit deklaruan se do të vijojnë mobilizimin edhe në ditët në vijim, duke theksuar se synojnë një “Shqipëri të re” përmes protestave qytetare.

Marshimi kilometrik vijoi përgjatë disa rrugëve të kryeqytetit dhe përfundoi para Kryeministrisë, aty nga ku u nisën.

Të hënën do të zhvillohet protesta e 37-të radhazi, si asnjëherë më parë histori, dhe kërkesa e qytetarëve mbetet e njëjta dhe e panegociueshme; dorëheqja e kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb