Aktivistët e një grupi pikturuan një flamur gjigant ukrainas Londër, afër Ambasadës ruse. Në solidaritet me Ukrainën, grupi i quajtur “Led by Donkeys” hodhi mbi 300 litra bojë të verdhë dhe blu për të krijuar një flamur ukrainas prej 5 metra katrorë në rrugë në Kensington Palace Gardens.

Duke shpërndarë një foto nga ky aktivitet në rrjetet sociale, grupi rikujtoi se 24 shkurti është përvjetori i parë i luftës ruse në Ukrainë.

“Nesër është përvjetori i parë i pushtimit të Putinit në Ukrainë, një shtet të pavarur dhe një popull me çdo të drejtë për vetëvendosje. Ekzistenca e një flamuri masiv ukrainas para ambasadës së tij në Londër do të shërbejë për t’i kujtuar atij atë”, shkruhet në Twitter.

Mediat britanike raportojnë se, policia e Londrës ka arrestuar katër persona, tre meshkuj dhe një femër, për “dëmtim kriminal dhe pengim të rrugës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: