Janari është ende larg, për më tepër që në mes është edhe Botërori, por klubet nuk humbasin kohë dhe vijojnë të bëjnë llogaritë për të ndërhyrë në tregun e transferimeve. C.Ronaldo është një nga emrat më të lakuar, ku sipas Sunday Mirror, ylli portugez po merr në konsideratë një rikthim te Sporting Lisbona, një lëvizje që mund të bëhet që në merkaton e janarit.

Ten Hag Ronaldo 2022 23
Ten Hag Ronaldo 2022 23

Me sytë nga merkato mbetet edhe Juventus, në një kohë kur dëmtimet në shtëpinë e “Zonjës së Vjetër” mbeten një problem shumë shqetësues. Sipas të përditshmes spanjolle Sport, drejtuesit e klubit bardhezi mund t’i rikthehen edhe një herë pistës Depay. Sulmuesi holandez ishte shumë pranë kalimit në Torino që në verë, por në fund vendosi të qëndroj te Barcelona. As me Xavi-n në stol, Depay nuk po gjen hapësira, duke bërë që holandezi të mendoj largimin që në janar.

Memphis Depay Fc Barcelona 2021 1632928080 71868
Memphis Depay Fc Barcelona 2021 1632928080 71868

Pas një vere ku emri i tij u lakua fuqishëm, Marco Asensio ka vendosur të mos largohet nga Real Madrid. Asensio kërkohej me insistim në Serie A, nga klube si Milan e Juve, por më sa duket, sipas Marca, dëshira e spanjollit është të qëndroj në Madrid.

Marco Asensio 1
Marco Asensio 1

Një emër që pritet të rikthehet në fuqishëm në merkato është N’Golo Kane. Mesfushorit francez i përfundon kontrata në fundit të këtij sezoni, një detaj që e bën shumë të dëshiruar. Kante shihet në Barcelonë si zëvendësuesi ideal i Sergio Busquets.

Kante
Kante

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb