Gjumi është sigurisht një nga kozmetikat më të mira për lëkurën, ne e dimë, por gjumi në mënyrë të gabuar mund të rrisë formimin e rrudhave, siç kanë treguar një ekip i mjekëve britanikë, shkruan vanityfair.it.

A jeni gati, pra, të përditësoni rutinën tuaj të gjumit për ta gjetur veten me një fytyrë më të relaksuar dhe të re në mëngjes?

Ngrini dorën nëse e dini që shkaku kryesor i rrudhave, pas ekspozimit në rrezet e diellit dhe rrezeve UV është gjumi.

Po, të shtypësh fytyrën në jastëk për rreth 2 500 orë në vit shton rrudhat.

Siç është raportuar në Instagram nga ekipi mjekësor i MedicSpa, me qendër në Angli, një studim i vitit 2012 tregoi se ”mbi të gjitha fjetja në krah mund të shkaktojë një rritje të vijave të holla, rrudhave rreth gojës, rrafshimin e ballit, zbutjen e këndit nasolabial si dhe palosjet nasolabiale”.

Dhe, duke marrë parasysh që, sipas studimit, rreth 60% e njerëzve flenë anash, është urgjente të korrigjohemi nëse duam t’i kundërvihemi përparimit të shenjave të plakjes gjatë natës.

Para së gjithash është e nevojshme të ndërrojmë pozicionin tonë: nuk është e lehtë, por nëse duam të dukemi më të rinj, duhet të flemë në shpinë.

Arsyeja është e thjeshtë: fytyra nuk është në kontakt me jastëkun. Jo vetëm kaq: në këtë mënyrë lëkura nuk ndotet me baktere që grumbullohen në çarçafë.

Shumë njerëz e kanë të vështirë të flenë kështu, zgjidhja mund të jetë të mbështetesh në një jastëk ”ad hoc” dhe të vendosësh një tjetër nën gjunjë./ata/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb