Mario Xhufredi, agjenti i Elseid Hysajt, ka folur për të ardhmen e lojtarit. Në “Radio Punto Nuovo”, Xhufredi ka theksuar se pavarësisht periudhës së mirë që po kalon së fundmi, ka ardhur koha që Hysaj të ndryshojë ambient.

“është një lojtar që për tre vite ka qenë më i miri në Serinë a dhe këtë periudhë kampionati dhe kupash me Gatuzon, ka treguar se mbetet ende në nivel të lartë. Por është thuajse e pamundur që të qëndrojë në Napoli. Me klubin e kaltër nuk do të kemi kurrë qejfmbetje, por është e drejtë që çdo kush të shkojë në rrugën e tij”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: