Ilir Beqiri, djali i të moshuarit që mashtrua dhe grabit në Peqin, tregon ngjarjen e pazakontë të ndodhur sot në banesën e të atit. Ai thotë se bashkë me nënën e vëllain ka qenë në treg dhe se kur kanë ardhur e kanë gjetur të shtrirë në ballkon të atin.

“Ishim në treg me nënën, vëllain, nusen e vëllait, veç kur nga ora 13:00 vijmë në shtëpi si përhera. Ndahemi me nënën. Ajo shkon në shtëpi e gjen babin të shtrirë, vë duart në kokë. Kush të ka vrarë i thotë? Babi i tregoi se i kanë hedhur spraj, një ilaç gjumi, e kanë bërë të vdekur e kanë bërë. E çojmë në polici dhe pastaj në spital”,- rrëfen ai.

Sipas të birit, i moshuari i ka parë autorët dhe mund t’i identifikojë nëse i ka përpara.

“Plaku i ka parë personat se kush janë, tani të shikojmë si do reagojë. Lus që t’i japë Zoti gojën që të shikojmë si do dalë e vërteta. Kanë qënë tre, katër veta thotë plaku”.

Çfarë kanë marrë aty?
Çfarë kanë gjetur kanë marrë. Se sa kanë marrë tamam nuk e di tani

Kur ka ndodhur ngjarja?
Besoj nga ora 10:00 e paradites, plaku ka vuajtur i shtrirë në ballkon, pa asnjë ndihmë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb