Fjoard Jonuzi ishte heroi i Tiranës me golin e tij në triumfin 3-2 ndaj Dinamos.

“E ndërlikuam ndeshjen kur shkuam 2-2, patëm raste për ta mbyllur. Jam i lumtur për golin e parë, shpresoj të zhbllokohem për gola të tjerë. I lumtur edhe për 3 pikët.

Golat e pësuar? Nuk është se duhet t’ja lëmë vetëm mbrojtjes gabimit, mbrojtja e mirë është kur janë të gjithë. Duhet të jemi grup, mesfushë, sulm, mbrojtje. Me Egnatian e rregulluam pak, është edhe çështje psikologjike pasi rëndohemi kur pësojmë golin e parë, na bie volumi i lojës.

Me profesor Shehin isha titullar, luajta edhe në Europë. Gjeta një rol numër 6 që nuk është i imi natyral. Me ndërrimin e trajnerit është çështje personale shijesh. Me ndryshimin e stafit tani, mendoj se më kanë dhënë besim dhe shpresoj t’i shpërblej në vazhdim”, tha Jonuzi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: