Aktori i njohur, Florian Binaj, është imazhi i ri i Universitetit Europian të Tiranës për tri vitet e ardhshme. Në ceremoninë e prezantimit, ai solli paralele të udhëtimit të tij profesional dhe të atij të UET, ndërsa theksoi se as UET dhe as ai nuk janë produkt të rastësisë, por produkt i një pune shumë vjeçare.

“Për këtë bashkëpunim jam i lumtur për shumë arsye. Mënyra se si unë e kam parë UET nga jashtë ka qenë pak a shumë me atë sfidën që kam pasur edhe unë në rrugëtimin tim 18-vejçar në portokalli. Kur erdha në UET pashë që shumë miq takohen në një shkollë. Vijmë këtu përt tu mbushur me dije të reja”, tha aktori Binaj.

Bashkëpunimi i tij me UET nuk do të ndalet vetëm tek imazhi i tij, i zgjedhur për komunikimin me publikun, por do të shtrihet edhe në dimensione të tjera që shpërfaqin personalitetin e aktorit dhe pasionet e tij, duke kapërcyer tablonë me të cilën njihet më së shumti, si aktor i humorit.

“Secili nga ne, e sheh si një mision brenda vetes, qoftë të vogël qoftë të madh, për t’i orientuar këta të rinj drejt dijes, sepse ne këtu dhe në UET jemi të dashuruar pas dijes”, shtoi aktori.

Aktori, që u veçua për karakteret unike dhe natyrshmërinë, ka qenë pjesë e kauzave publike dhe zë i shoqërisë në disa nisma e fushata për mbrojtjen e Lumit Vjosa apo të drejtave qytetare, duke bashkuar te vetja profesionistin në skenë dhe qytetarin e angazhauar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: