Florian Marku fiton ndeshjen e sotme ndaj serbit Stefan Suskavcevic. Boksieri shqiptar ka turpëruar atë serb teksa e ka mposhtur në raundin e parë dhe për këtë gjë i mjaftuan vetëm 2 minuta.
Florian Marku u gjend në vështirësi në fillim, por më pas përmbysi gjithçka duke e kthyer situatën në favor të tij.
Boksieri shqiptar arriti t’i japë disa goditje të forta Suskaceviçit duke bërë që ky i fundit të dorëzohet përballë forcës së Markut.
Për të shikuar ndeshjen e Florianit ishte dhe Kapiteni legjendar i Kombëtares Shqiptare Lorik Cana i cili ka udhëtuar nga larg për të qenë pranë kampionit shqiptar.
(i.ç/BalkanWeb)