Zëdhënësja e fushatës së PD, Floriana Garo ka ftuar të rinjtë të mos largohen nga vendi por të votojnë për të sjellë ndryshimin.

Znj.Garo e cila është kthyer vetë nga Zvicra për të dhënë kontributin e saj për PD, thotë se ka ardhur momenti që shqiptarët të vendosin për të ardhmen e tyre.

Ajo thotë se të rinjtë shqiptarë s’mund të shohin shpresë vetëm rrugëve të Europës, por të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri.

Këtë mesazh znj.Garo e ka shoqëruar me spotin e Bashës ku ftoi një të ri që ishte duke ikur në Gjermani që mos largohej, por të qëndronte në Shqipëri pasi ndryshimi po vinte.

“Ka ardhur momenti qe te vendosim per fatin e femijeve tane! Qe ata mos shohin shprese vetem rrugeve te Europes, por te ndertojne jeten e te ardhmen ketu ne Shqiperi, prane familjes e njerezve te zemres.  Partia Demokratike e Shqipërisë”, – thekson Floriana Garo në mesazhin e saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb