KORÇË- Mbrëmja e sotme ishte edhe nata e tretë e Festës së Birrës, që ka sjellë fluks të madh vizitorësh në qytetin e serenatave. Gazetari Mariglen Bita raportoi për “BalkanWeb” se të shumtë kanë qenë qytetarët që zgjodhën edhe këtë vit të ndaleshin në stacionin ku mbahet festa e përvitshme e birrës. Mijëra kriko, dhe adrenalinë pa fund në qytetin e festave, Korccë.

Edhe këtë vit nuk munguan as turistët nga te gjitha vendet, Franca, Gjermania, Italia, Greqia dhe shumë vende të tjera.

Një prej tyre është edhe Kristo, i cili tregon për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se prej 10 vitesh udhëton nga Greqia bashkë me familjen, për t’ju bashkuar festimeve. Po ashtu Agimi ka ardhur enkas nga Amerika me bashkëshorten për t’u bërë pjesë e festës dhe për të pire birrë Korça.

Këngëtarët më të mirë ashtu si edhe DJ dhe shija e birrës së parë shqiptare “Birra Korça” kanë joshur me sa duket mijëra qytetarë për të kaluar një mbrëmje fantastike në këtë qytet.

Në natën e sotme në skenën pranë stadiumit ka performuar Dj Meital, këngëtarët Era Rusi, Land Kalemi, Orgesa Zaimi, Renis Gjoka etj.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: