Fondi Monetar Ndërkombëtar ka përshëndetur fillimin e një “dialogu konstruktiv” midis Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump dhe Presidentit të Republikës Popullore të Kinës Xi Jinping. Takimin e sotëm e ka vlerësuar si një mundësi të uljes së tensioneve tregtare dhe pasigurisë midis dy ekonomive më të mëdha të botës, duke nëvizuar se kjo është e rëndësishme për rritjen ekonomike globale.

Zëdhënësja e FMN-së, Julie Kozak në një konferencë për shtyp tha se është “shumë e rëndësishme” që dy ekonomitë më të mëdha të botës të flasin në nivelin më të lartë, duke komentuar rezultatet e para të samitit Trump-Xi në Pekin.

“Ne e mirëpresim faktin që ekziston një dialog konstruktiv midis dy vendeve. Çdo gjë që kontribuon në uljen e tensioneve dhe pasigurisë tregtare është e mirë për të dy ekonomitë kryesore, por edhe për ekonominë globale”, tha Kozak.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb