Plani amerikan i rimëkëmbjes do të ketë efekte pozitive për ekonominë botërore, tha sot zëdhënësi i FMN, ndërsa rekomandoi monitorimin e rreziqeve të mundshme që rezultojnë nga injektimi masiv i parave në ekonominë e parë në botë.

“Shpëtimi nga SHBA do të ketë efekte pozitive në pjesën tjetër të ekonomisë botërore”, tha Gerry Rice në një konferencë shtypi.

“Shumica e vendeve duhet të përfitojnë nga kërkesa më e fortë e SHBA-së si për produktet bazë, ashtu edhe për importet e mallrave dhe shërbimeve”, shtoi ai, duke shpjeguar se “kështu ajo do të kontribuojë në rritjen dhe rimëkëmbjen globale”.

Rice paralajmëroi se, në të njëjtën kohë, vendet duhet të jenë vigjilentë ndaj çdo rreziku të mundshëm, përfshirë një shtrëngim të mundshëm financiar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb