KRUJË- Forca të shumta policie që prej orëve të para të mëngjesit po zhvillojnë një operacion të madh në Nikël të Krujës për ndalimin e personave të dyshuar.

Në aksion marrin pjesë Forcat Speciale, FNSH dhe RENEA. Në pikat kyçe  u vendosën edhe snajperë për të parandaluar ndonjë rezistencë nga personat që do u ushtrohej kontroll.  Deri tani sipas të dhënave janë ndaluar 11 persona, emra të njohur për policinë, të konsideruar si të rrezikshëm. Pjesëmarrja e forcave të shumta të policisë dhe prania e tyre në rrugët e Niklës e Krujës të kujton ndërhyrjen e 5 viteve më parë në Lazarat.

Mes të ndaluarve mësohet se janë shtetasit Flamur Haka, i konsideruar si person i rrezikshëm dhe person i kërkuar nga policia; Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Në operacionin që nisi rreth orës 5 të mëngjesit moren pjesë një numër i madh efektivësh policie të shoqëruar me 20 mjete të blinduara. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Operacioni u zhvillua ne konspiracion te plote, dhe u  perqendrua ne kontrolle per arme dhe droge ne banesat e një grupit te njohur si grupi i Niklës.  11 personat e ndaluar nga policia u shoqëruan në ambjentet e policisë së Durrësit ku pritet që tu komunikohet arresti. Zyrtarisht policia e shtetit nuk ka dhënë informacion në lidhje me akuzat që rëndojnë mbi personat e shoqëruar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb