KRUJE- Mes 11 të shoqëruarave në Krujë është edhe Durim Bami, një emër i njohur për drejtësinë shqiptare po ashtu edhe politikën. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se janë shoqëruar Flamur dhe Marenglen Haka, Bedri Haka, Durim Bami, Valter Bami (këta të dy vëllezër) dhe Ylli Cangu (kunati i vëllezërve të Durim e Valter Bamit).

Në operacionin që ka nisur rreth orës 5 të mëngjesit në Nikël të Krujës për ndalimin e personave të dyshuar, marrin pjesë një numër i madh efektivësh policie dhe me mjete të blinduara, madje edhe spajpera. “BalkanWeb” mëson po ashtu se në krye të operacionit është vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Kujtojmë se Durimi ishte i arrestuar lidhur me denoncimin publik të deputeti Tom Doshi, ku ky i fundit pohoi se Bami ishte paguar që të kryente atentat ndaj tij dhe ish-deputetit Mëhill Fufi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: