Gjeneral brigade Ilir Xhebexhia do të jetë komandanti i ri i Forcave Detare të Shqipërisë.

Lajmin e bën të ditur ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka e cila i uron suksese në detyrë teksa thekson se është besimplotë në vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizimit.

STATUSI NGA OLTA XHAÇKA

Forca Detare do të drejtohet nga gjeneral brigade Ilir Xhebexhia. I uroj suksese komandantit të ri të FD dhe jam besimplotë në vizionin e duhur, për vijimin e procesit të modernizimit e profesionalizmit, që nisin nga investimi te burimet njerëzore, te modernizimi me armatim të anijeve të klasit “Iliria”, e deri te Sistemi i ri i Vëzhgimit Detar.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb