TIRANË-Zv. ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major Jeronim Bazo, zhvilloi sot në ambientet e Komandës Mbështetëse një takim mbi emergjencat civile në vend.

Në fjalën e hapjes, Gjeneral brigade Ylber Dogjani, informoi mbi punën e bërë për përballimin e emergjencave civile për vitin 2015, sipas strukturave përkatëse.

Ndërsa, zv. ministri i Mbrojtjes, Koçi, u shpreh se “qytetarë të shumtë por edhe nëpunës të shtetit shkojnë me pushime, por shteti nuk është me pushime. Shteti shërben dhe është në krye të detyrës. Këtë e dëshmon edhe veprimtaria e FA gjatë kësaj periudhe. Përballimi i emergjencave të rënda civile është pjesë e misionit të FA. Angazhimi me trupa, mjete tokësore, ajrore dhe detare ka dëshmuar nivel të lartë gadishmerie dhe efikasitet në përballimin e situatave të vështira të shkaktuara nga temperaturat e larta apo papërgjegjshmëria e dorës së njeriut. Është rasti për të përmendur bashkëpunimin me Ministrinë e Brendshme dhe me autoritete të pushtetit vendor”.

2Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm FA-së, gjeneral major Jeronim Bazo, citoi se tashmë FA disponon asetet e nevojshme për përballimin e Emergjencave Civile e deri në emergjencat teknologjike. Bashkëpunimi dhe koordinimi midis strukturave në FA ka qënë në nivelin e duhur, çka tregon dhe profesionalizmin e demonstruar gjatë gjithë situatave.

Gjatë këtyre operacioneve strukturat e FA u angazhuan në: Operacion kërkim – shpëtimi për evakuimin e 243 banorëve që u shtrinë në të gjithë vendim si zhbllokm nga inertet në disa akse rrugore. Transportim dhe shpërndarjen e ndihmave ushqimore për popullsinë dhe bazës ushqimore për bagëtinë, shuarje e vatrave të zjarrit në disa zona të vendit si, në fshatin Kaçinar, Balldren, Kakariq, dhe Shëmgjin të Qarkut të Lezhës. Në fshatin Shikaj të Qarkut të Kukësit,në fshatin Krastë të Qarkut të Durrësit, në fshatin Tërnovë të Qarkut Dibër, në fshatin Melgushë të Qarkut Shkodër, Në fshatin Poshnjë të Qarkut Berat si dhe në fshatin Cakran të Qarkut Fier.

Për realizimin e këtyre operacioneve janë angazhuar në të gjithë Forcën e Armatosur 720 trupa, 90 mjete transporti, 2 Qëndra mobile, 1 ambulancë, 5 zjarrfikëse, 6 motorbarka, 12 gomone si dhe 11 motopompa thithëse.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb