Belgjika ka marrë një fitore të pastër me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë të Botërorit. Skuadra e drejtuar nga Martinez ka mundur Panamanë në sfidën e vlefshme për Grupin H.

Zhbllokimi i rezultatit erdhi vetëm në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 47-t kur Dries Mertnes me një goditje fluturimthi prodhoi një gol spektakolar. Më pas Lukaku, me dopietën e tij në minutën e 69-t dhe 75 vulosi rezultatin përfundimtar të këtij takimi.

Kujtojmë që ndeshja tjetër e këtij grupi është mes Anglisë dhe Tunizisë, e cila luhet sot në orën 20:00.

Belgjik 3-0 Panama

47′ Dries Mertnes, 69′ Lukaku /

Komenti i ndeshjes

75′ Trefishon Belgjika. Pas një asisti të bukur të Hazard sulmuesi Lukaku nuk fal.

69′ Belgjika dyfishon rezultatin. Autor i golit është sulmuesi Lukaku

47′ Dries Mertnes kalon Belgjikën në avantazh me një gol mjaft të bukur

45′ Belgjika tenton me të gjitha mënyrat por mungon goli në pjesën e parë

1′ Ka nisur takimi

Do të luhet në orën 17:00 ndeshja e parë e Grupit G të Botërorit mes Belgjikës dhe Panamasë.

Pritet shumë nga belgët të cilët kanë në përbërje një skuadër të mbushur me yje, ndërsa nga ana tjetër Panamaja nuk kërkon të jetë kalimtare. Ndërkohë të dy trajnerët e skuadrave kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb