Manchester City do përballet me West Ham në Londër, në kuadër të javës së parë të kampionatit anglez. Pak më parë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Tajneri i “Qytetarëve”, Pep Guardiola ka preferuar ta nisë nga minuta e parë me më të mirët.  Në majë të sulmit qëndron Haaland, me sulmuesin e afruar këtë merkato që udhëheq ofensivën mike. Ai do ketë mbështetjen e Foden dhe Grealish nga krahët.

Në mesfushë ka mjaft cilësi, ku mjafton të përmendim emra si Gundogan, Rodri apo edhe De Bruyne. Në prapavijë është Dias, Ake,  Cancelo dhe Walker. Ndeshja do ndiqet nga miliona fansa mbarë botën.

WEST HAM (4-2-3-1): Fabianski; Coufal, Zouma, Johnson, Cresswell; Soucek, Rice; Bowen, Lanzini, Fornals; Antonio.

MANCHESTER CITY (4-2-3-1): Ederson; Ëalker, Dias, Aké, Cancelo; Rodri, Gundogan; Grealish, De Bruyne, Foden; Haaland.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: