Milani luan në Verona ndeshjen më të rëndësishme të sezonit, në orën 20.45. Kuqezinjtë janë të dënuar të fitojnë, ndërsa çdo rezultat tjetër, do i vështirësonte punët për titullin kampion.

Si Igor Tudor, ashtu edhe Pioli, kanë vendosur për titullarët. “Djalli” është në vendin e dytë me 77 pikë, 1 pikë më pak se Interi kryesues.

Verona është tërësisht pa pretendime pasi gjendet e nënta me 52 pikë.Ndeshja luhet në Bentegodi dhe gjykohet nga Doveri.

FORMACIONET:

HELLAS VERONA (3-4-2-1): Montipò; Casale, Günter, Ceccherini; Faraoni, Tameze, Ilic, Lazovic; Barak, Caprari; Simeone

MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Kalulu, Tomori, Hernandez; Tonali, Kessie; Saelemaekers, Krunic, Leao; Giroud.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: