Të martën Federata anglze e futbollit publikoi edhe çmimet e më të mirëve për sezonin e kaluar 2025-2026. Nico O’Reilly është shpallur Lojtari i Ri i Sezonit në PFA Awards, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Manchester City dhe kombëtaren angleze.

21-vjeçari, i cili zhvilloi sezonin e tij të parë të plotë në nivelet më të larta, fitoi edhe debutimin me Anglinë dhe u bë pjesë e skuadrës së Thomas Tuchel për Kupën e Botës 2026. O’Reilly u përfshi gjithashtu në formacionin më të mirë të sezonit në Premier League, ku u shoqërua nga bashkëkombësi i tij, Declan Rice.

Rice ishte ndër kandidatët për çmimin Lojtari i Vitit i PFA-së, por trofeu shkoi për mesfushorin e Manchester United, Bruno Fernandes. Portugezi ishte një lider i vërtetë për “Djajtë”, teksa kontriubuoi me 9 gola dhe plotë 21 asistime.

Në garën për çmimin e lojtarit të ri, O’Reilly la pas emra të tjerë premtues si Kobbie Mainoo, Rio Ngumoha dhe Max Dowman, duke konfirmuar një sezon të jashtëzakonshëm për të riun anglez.

Nuk mund të mungonin edhe emrat e tjerë të mëdhenj nga Manchest City si Erling Haaland, Cherki dhe  Semenyo, ndërsa kampionët e Arsenal përfaqësohen në formacionin më të mire nga portiere Raya, Rice si dhe mbrojtësit Gabriel, Timber dhe Saliba.

Skuadra E Vitit
 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb