TIRANE

Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca u ka bërë thirrje prokurorëve të aplikojnë para datës 7 shkurt për të qenë anëtarë të SPAK.

Përmes një postimi në Twitter, Soreca shprehet se është kohë që prokurorët të japin  kontributin në luftën kundër korrupsionit. Gjithashtu ambasadori thotë se BE mbështet reformën në drejtësi.

“U bëjmë thirrje prokurorëve ?? të aplikojnë para datës 7 shkurt për tu bërë anëtarë të SPAK. Kohë e rëndësishme për të dhënë kontributin tuaj themelor në luftën kundër #korrupsionit & #krimittëorganizuar në ?? dhe të jepni drejtësi për gjithë shqiptarët.#BE-ja është përkrah jush”- ka shkruar Soreca.

Aplikimet për 15 vende në SPAK janë të hapura deri në 6 shkurt. Në institucionet e reja që pritet të formohen për llogari të reformës, pritshmëria më e lartë publikë është për SPAK, strukturën e veçantë që do të hetojë dhe vendosë para përgjegjësisë politikanët dhe zyrtarët e lartë.

Prokuroria e Posaçme (SPAK) i kryen funksionet e saj në mënyrë të pavarur, nëpërmjet prokurorëve të posaçëm, të cilët emërohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: