Kimi Antoneli kthehet të bëjë rolin e protagonistit, me një sukses domethënës në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Majemit në Formula 1. Piloti i Mercedes, siguroi pole-position të tretë radhazi, duke kaluar Maks Vershtapen me Red Bull dhe Sharl Lëklerk me Ferrari.

Piloti 19-vjeçar italian është konfirmuar si një nga talentet e vërtetë të garave të automobilizmit duke bërë një gjë të rrallë, pasi ishte i treti në histori që siguronte tre pole-position të para të karrierës radhazi pas Airton Senës dhe Mikael Shumakerit. Vershtapen dhe Lëklerk thjesht e ndoqën duke i qëndruar afër kohëve të tij, me shpresën që piloti italian të gabojë diçka në garë për ta kaluar.

Pas krahëve të tyre gjendet Norris i ringjallur me modelin e përmirësuar të makinave MekLaren, i cili bëri më mirë edhe se Rasëll me Mercedesin tjetër. Luis Hemilton dhe Oskar Piastri janë emrat e radhës në vijën e nisjes, disi larg kreut, por si gjithmonë pilotë për t’u marrë në konsideratë të paktën për podiumin e garës që pritet të jetë e ndezur edhe për shkak të emergjencës në lidhje me kushtet atmosferike.

Ajo ka shtyrë organizatorët e garës që të marrin një vendim drastik dhe të afrojnë me tre orë startin e garës. Arsyeja është se gjatë pasdites në SHBA pritet një furtunë dhe për të shmangur probleme si me kushtet e pistës, ashtu edhe për sigurinë e tifozëve në tribuna, është bërë ky ndryshim i orarit duke afruar garën në orën 19 europiane.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb